Gjilani dhe Llapi luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Gjilani dhe Llapi luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Gjilani dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës.

“Skifterat” janë nikoqir të “Legjendave” në ndeshjen e javës së shtatë e cila pritet të zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit” me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Ismet Munishit vjen nga një fitore e madhe në derbi ndaj Dritës dhe synon të vazhdojë serinë e fitoreve dhe ngjitjen në tabelë.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e para dhe synon t’i shijojë tri pikët e para këtë sezon, pasi tri humbjeve dhe tri barazimeve.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Gjilani: Koliçi; Sorsa, Useini, Veliu, Halili; Dabiqaj, Musolli; Hajdari, Progni, Kelmendi; Krasniqi;

Llapi: Avdyli; Emini, Krasniqi, Idrizi, Peposhi; Shabani, Ramadani; Maliqi, Rivera, Selmani; Sadriu;

Related Articles