Pas arritjes së Marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politika të jashtme, Josep Borrell, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se ka mirëpritur këtë marrëveshje.
Borrell tutje tha se është koha që Kosova e Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të bërë përparim të shpejt në normalizim të marrëdhënieve.
“Mirëpresim marrëveshjen e arritur në mes të kryediplomatëve të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Miroslav Lajçak, për të ulur tensionet në veri të Kosovës”, është shprehur Borrell.
“Të dyja, Kosova dhe Serbia, duhet tash të angazhohet me konstruktivitet në dialog që të bëjnë progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”.