Të hënën e 1 tetorit Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për të vazhduar garën për Prishtinën në zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Deputeti i PDK- së, Bekim Haxhiu në një prgjigje për Gazetën ‘Enigma’ ka thënë se ministri Vitia e ka humbur kredibilitetin e tij si për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë.
“E para e punës Arben Vitia e ka humbur kredibilitetin e tij si ministër për shkak të keqmenaxhimit për shkak të dështimit masivë dhe katastrofën shëndetësore që e ka shkaktuar me mijëra të vdekur, ai do të duhej të jepte dorheqje morale qysh moti”, ka thënë Haxhiu.
Sipas Haxhiut dorëheqja e ministrit Vitia është bërë për qëllime elektorale dhe për karierën e tij politike.
“Në momentin që ka dhënë dorëheqje sot ai nuk e bëri për interesin e qytetareve, nuk e bëri për mbrojten e pacientëve të sëmurë, por për qëllime elektorale dhe për qëllime të karierës së tij”, ka theksuar ai.
“Ushtruesja e detyrës së ministrisë së shëndetësisë e kryen një punë të përkohshme derisa Arben Vitia të dështon në fushtën për Prishtinën”, ka përfunduar Haxhiu.
Ndërsa, njohësi i qështjeve politike, Rasim Alija në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’ ka thënë se dorëheqja e ministrit Vitia është e menduar, pasi që po ndodh pikërisht në këtë faz.
“Ajo çka e ka pengu ministrin Vitia që në fillim që të jep dorëheqje kanë qenë pikërisht pandemia, numrat e mëdhenjë të rasteve me COVID dhe të vdekjeve, por tani më ka ndryshuar situata janë ulur rastet në mënyr rapide, numri i të infektuarve në baza ditore, mirëpo edhe numri i vdekjeve si pasoj e COVID-it” ka thënë Alija.
Sipaj tij jemi në një situatë të kënaqëshme që ministri Vitia ta lë ministrin e shëndetësisë dhe të përkushtohet në fushatën për zgjedhjet loakle.
“Jemi në situatën ku e kemi tejkaluar shifrën prej 1 milion vaksinave të administruara në nivel vendi, jemi duke shkuar në shifrën afër 600 mijë vaksia të administruara me dozën e dytë”, ka deklaruar ai.
“Pra shifrat janë premtuese dhe siq duket ministri Vitia dhe LVV e kanë hetuar dhe e kanë kalkuluar”, sipas tij.
Në bazë të këtyre shifrave nuk mund të ketë akuza bazike kundrejt Vitis.
“Sipas të dhënave mund të na demantoj në akuzën e kujtdo që ministri Vitia e ka lënë ministrinë në gjendje ku Kosova ka pasur nevoj si pasoj e pandemisë, sepse shifrat tani janë drejt përmiresimit”, ka pohuar ai.
Sikur dorheqja e ministrit Vitia të kishë ndodhur në fillim të fushtës, kjo do të ishte debakël për ministrin Vitia dhe mubje e votes për Prishtinën.
“Pra nëse do të ishte kjo dorëheqje e ministrit Vitia në kohën kur shifrat kanë qenë alarmante themi para tri jave p.sh. ose në fillim të fushatës zgjedhore patjetër që do të ishte një debakël për ministrin Vitia dhe humbje edhe e votës pastaj në kryeqytet”, ka theksuar Alija.
E gjithë kjo situatë ishte e planifikuar dhe e menduar mirë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ministri Arben Vitia.
“Kjo duket që është e menduar dhe e kalkuluar mirë nga LVV që të pritet derisa të krijohet një klimë e mirë sa i përket pandemisë, të flasin shifrat në mënyr pozitve për ministrin Vitia dhe kjo do të përdoret patjetër në fushatën për Prishtinën”, ka thënë ai.
Aliaj ka theksuar se tani ministria Vitia tani do të filloj me fushatën për zgjedhjet lokale duke i paraqitur këto shifra si pika të forta para opinionit publikë.
“Vetdorëheqja e ministrit Vitia nënkupton që shumë shpejt në mos sot e nesër pritet që të filloj fushatën pas një heshtje të fushatës që ka qenë i fokusuar në ministrinë e shëndetësisë, të gjitha këto do të mundohet ti paraqes para opinionit si pika të forta”, ka përfunduar Alija.
Infektologu, Hamdi Ramdani në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’, ka thënë se ministria Vitia nuk e ka menaxhuar mire situatën me pandeminë.
“Unë mund të them se ai ka pasur mundësin që të menaxhohet pandemia më mirë”, ka thënë ai.
Njëherit, Ramadani ka shtuar se “Shumë vonë filloj edhe vaksinimi, një kohë kishte shumë pak të vaksinuar”.
Sipas Ramadani faji për këtë është edhe i Institutit Kombëtar.
“Faji këtu është i Institutit Kombëtar, sepse ata kanë vlerësuar situatën epidemiologjike në vend, e Vitia është bazuar në rekomandimet e tyre “, ka deklaruar ai.
Ramadani ka theksuar se lirimi i masave ndodhi në muajt më problematic kur edhe filloi të shfaqej variant Delta.
“Totalisht masat u liruan në muajin korrik dhe gusht, kur variant Delta ishte tepër veprues, infektues dhe përhapës, u infektuan shumë persona, ku numri I të infektuarve arriti edhe mbi 2 mijë gjatë një dite në muajin shtator”, ka thënë ai.
Njëherit, Ramadi ka kujtuar se “Ishim në një kohë kur kishim shumë raste aktive në vend e shumë pak të vaksinuar”.
“E në valën më të madhe të pandemisë ku kishte të infektuar dhe të vdekur sipas tij Vitia arriti të bind shumë qytetarë që të vaksinohen dhe të tajkalohet sado pak kjo problematikë, ku edhe pati shifra mbreslënse duke arritur edhe mbi 20 mijë të vaksinuar bfrenda një dite”.
Ramadani ka kujtuar se deri më sot kemi mbi 500 mijë qytetarë të vaksinuar plotësishtë dhe shumë më tepër që janë të vaksinuar me një doze.
“E gjithë kjo është një shpresë se do të mund të kufizohet pandemia, kjo duke u bazuar se do të arrihet një përqindje afër 70 për qind të vaksinohen deri në fund të vitit, do të jetë shumë domethënëse”, ka përfunduar Ramadani.
Kujtojmë se Arben Vitia ka qenë Ministër i Shëndetësisë në dy mandatet e Qeverisë Kurti./Gazeta Enigma/