Këtyre moshave u takojnë dy viktimat e sotme të COVID-19

Këtyre moshave u takojnë dy viktimat e sotme të COVID-19

Dy viktima janë regjistruar sot nga COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Një nga viktimat është një grua e moshës 70-79 vjeçare nga Gjilani. Ndërsa, viktima tjetër është një burrë mbi 80 vjeç nga Lipjan.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 23 raste të reja me COVID-19, ndërsa 114 persona janë konfirmuar si të shëruar nga ky virus.

Komuna me më së shumti raste të reja gjatë kësaj kohe është ajo e Gjilanit dhe e Ferizajt me nga 3 raste, pastaj ajo e Prishtinës me 2.

Related Articles