Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se kanë pasur një takim virtual me ushtaraket dhe ushtarakët tanë, të cilët janë duke studiuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar.
Mehaj në një postim në Facebook shkruan se ushtaraket dhe ushtarakët tanë, me sukseset në studimeve dhe performancën e tyre në akademinë e mirënjohur në Sandhurst, sikur edhe në akademitë tjera, janë krenaria dhe aseti më i çmuar i ushtrisë sonë.
“Kryeministri Kurti, sikur edhe takimet tjera, rikonfirmon me prioritet të lartë edhe përkujdesin maksimal për mirëqenien, motivimin dhe vlerësimin e performancës së ushtarakeve e ushtarakëve tanë.Kemi ende shumë për të bërë, e me vullnet e vendosmëri do të arrijmë të sigurtë, synimet tona”