Një aeroplan i cili po barte parashutistë është përplasur në Rusi të dielën, ka bërë të ditur Ministria ruse e Emergjencave.
Sipas kësaj ministrie, dyshohet se si pasojë e aksidentit, mund të jenë të vdekur 16 persona.
Aeroplani L-410 ishte duke bartur 23 persona, ndërkohë që është përplasur rreth orës 9:23 sipas kohës lokale, gjatë fluturimit mbi republikën e Tatarstanit, ka bërë të ditur ministria, duke shtuar se deri më tani janë shpëtuar vetëm shtatë persona.
Lidhur me personat e tjerë që ishin në bord “nuk ka shenja jete”, kanë thënë zyrtarë të ministrisë.
Pamjet e publikuara tregojnë aeroplanin e ndarë në gjysmë, ndërkohë që shtatë të shpëtuarit janë dërguar me urgjencë në spital, e një prej tyre raportohet se është në gjendje të rëndë.
Dy aeroplanë të tjerë L-410 kanë pësuar aksidente fatale në Rusi në fillim të këtij viti./Gazeta Enigma/.
Так сейчас выглядит место крушения самолёта L-410 в Татарстане.
На борту находилось 22 человека: парашютисты и члены местного аэроклуба. Здесь работают скорая и службы. pic.twitter.com/abpOcDIoir— AB (@SergyGus) October 10, 2021