Gjilani fiton derbin, “përmbysë” liderin

Gjilani fiton derbin, “përmbysë” liderin

Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme si vendës ndaj liderit në tabelë, Drenicës, me rezultat 2:1, shkruan Gazeta Enigma.

Të tre golat janë shënuar në pjesën e dytë të takimit.

Pjesa e parë u karakterizua me taktizime nga dy skuadrat, të cilat i kushtuan më shumë kujdes ruajtjes së portave të mbeten të paprekshme sesa të rrezikojnë për të shënuar, duke respektuar secila kundërshtarin.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e pati Progni tek në minutën 35’ kur nga afërsia nuk arriti të gjuajë në kuadratin e portës mysafire.

E krejt në fund të pjesës së parë mysafirët kanë mundur të shënojnë përmes Kreshnik Ukes, i cili dështoi të shënoj nga një pozitë ideale.

Në pjesën e dytë Progni pati rastin e parë tek në minutën 57’ kur nga gjuajtja e lirë gjuajti në kuadratin e portës, për ta vënë në sprovë portierin mysafirë.

Edhe në vazhdim skuadra vendëse u dëshmua më kërkuese, deri në minutën 64’ kur Progni u gjend bukur në vijën e 16-metërshit dhe me goditje të saktë e të furishme gjuajti saktë në këndin e djathtë të poshtëm të portës mysafire për rezultatin 1:0.

E në minutën 79-të skuadra vendëse arriti të shënoj sërish përmes penalltisë së realizuar mjeshtërisht nga Progni, pasi VAR-i sinjalizoi për ndërhyrje në zonē.

Mysafirët arritën tē zbusin rezultatin në minutën 83’ përmes Zabërgjes, për ta vënë në sprovë ekipin vendës, por kjo ishte e tëra sa i përket epilogut përfundimtar, Gjilani – Drenica 2:1.

Ndërsa në minutën e fundit të vazhdimit prej 7 minutave, vendësit dështuan të shënojnë golin e tretë nga pozita e sigurtë, duke e mbyllur sfidën me fitore të rëndësishme (2:1), që e radhitë në pozitën e dytë. /Gazeta Enigma/.

Related Articles