Kosova i shpall “non grata” dy zyrtarë rusë

Kosova i shpall “non grata” dy zyrtarë rusë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se gjatë kësaj jave kishte kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që t’i shpallë “non grata” dy zyrtarë të Rusisë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.

Presidentja Osmani ka njoftuar se aktiviteti i tyre ” ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Osmani gjithashtu ka bërë të ditur se këtë vendim ministrja Donika Gërvalla e ka marrë sot dhe se në të njëjtën kohë ka njfotuar institucionet relevante për vendimin.

Njoftimi i plotë nga Presidentja e vendit:

Related Articles