Ka vdekur një 36-vjeçar, drejtuesi i motoçikletës në aksidentin e sotëm që ndodhi në Vushtrri, raporton Gazeta Enigma.
Sot, rreth orës 14:30, në rrugën magjistrale Mitrovicë-Vushtrri, më saktësisht në fshatin Dobërllukë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Lajmin për Gazetën Enigma e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës viktima i moshës 36 vjeçar.
“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit”.