Para pak çastesh, kryeministri Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje ka pozita e kryeministrit dhe e kryetarit të LSDM-së.
Dorëheqja vjen si pasojë e rezultatit të dobët që ka shënuar LSDM në zgjedhjet lokale. Zaev e ka udhëhequr vendin që nga vitit 2017 kur e mori mandatin nga VMRO-DPMNE.
KSHZ pasi filloi me publikimin e rezultateve të para për këto zgjedhje lokale, i cilësoi nga ana e tyre se ishin zgjedhje fer dhe demokratike.
Kurse në Komunën e Tetovës fitore shpalli kandidati i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Kasami në një prononcim për media tha se nuk beson që kryeministri Zoran Zaev do të jep dorëheqje shkaku i rezultateve, pasi që këto janë zgjedhje lokale dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me nivelin qendror të vendit.
Ndryshe, të dielën ka përfunduar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ndërsa partitë politike kanë filluar me festat në komunat ku kandidatët e tyre kanë arritur fitore./Gazeta Enigma/