Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur të mërkurën në Beograd, ku do të zhvillohet takimi i radhës mes tri vendeve që kanë firmosur për nismën “Ballkani i Hapur”.
Me një aeroplan të “Air Albania”, Rama është ulur në aeroportin “Nicola Tesla”.
Takimi i të enjtes mes Ramës, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, do të paraprihet nga një takim me përfaqësues të kompanive nga tri shtete si dhe me përfaqësues të Këshillit Atlantik.
Në një konferencë për shtyp mesditën e 4 nëntorit, Rama, Vuçiq dhe Dimitrov do të prezantojnë përfundimet në një konferencë për shtyp. /Gazeta “Enigma”/