Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Kosovës.
Dy ndeshjet në fjalë luhen më 12 dhe 16 nëntor në kuadër të kampanjës eliminatore për “Euro 2023”.
Fillimisht, Shqipëria luan në udhëtim te Sllovania më 12 nëntor, kurse më 16 nëntor i shkon Kosovës në “Fadil Vokrri”.
Ndryshe, Shqipëria pas tetë ndeshjeve të zhvilluara ndodhet e treta në Grup me 11 pikë.
Austria zë pozitën e dytë me 12 sosh kurse tabelës i prinë Anglia me 18 pikë.
Kosova ndodhet e parafundit me 6 pikë, dy më shumë se Andorra që ndodhet e fundit./Gazeta “Enigma“/