Ka përfunduar afati i thirrjes për një gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Ka përfunduar afati i thirrjes për një gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Ka përfunduar afati i thirrjes publike për një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës ka publikuar listën e plotë të kandidatëve që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë Gjykatës Kushtetuese.

Në listën e publikuar janë gjithsejtë 11 kandidatë që synojnë të bëhen gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Deri më sot në orën 16:00, kanë aplikuar 11 kandidatë: Vigan Qorrolli, Hava Bujupaj-Ismajli, Shukri Sylejmani, Gjylbehare Murati, Hashim Çollaku, Hilmi Jashari, Valbona Shala-Thaqi, Visar Morina, Haxhi Xhemajli, Zef Prenrecaj dhe Ramadan Gashi”, shkruhet në njoftim.

Tutje thuhet se Kuvendi është duke pritur edhe nominime të tjera eventuale nëpërmjet postës.

“Proceduara e përzgjedhjes së gjyqtarve do të vazhdojë konform Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet mes të tjerash në këtë njoftim.

Related Articles