Një seri prej gjashtë episodesh është aksioni i radhës i shtetit serb në propagandë për luftën në Kosovë.
Titullohet “Dosja e Kosovës” e “regjisorë” të projektit janë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Radio Televizioni i Serbisë.
“Populli serb do ta shkruajë historinë e tij, sepse nuk ka asgjë për t’u turpëruar, sepse lufta jonë ishte e madhe, sepse lufta jonë nuk ka mbaruar”, citohet të ketë thënë ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin.
Në Kosovë krejt ky projekt cilësohet një kapitull i ri i propagandës serbe dhe tentim i shndërrimit të agresorit në viktimë./ Gazeta “Enigma”/