Von Cramon reagon: Nuk mund ta marr seriozisht lidershipin e Serbisë

Von Cramon reagon: Nuk mund ta marr seriozisht lidershipin e Serbisë

Eurodeputetja Viola von Cramon, ka reaguar ndaj qeveritarëve të Serbisë, pas pretendimeve se rreth 500 punonjës vietnamezë po punojnë në kushte jonjerëzore në një fabrikë në Zrenjanin.

Von Cramon fillimisht reagoi duke thënë se është e patolerueshme që Serbia e lejon një gjë të tillë.

Por, postimi i saj i të shtunës në Twitter ka pasur në kundërpërgjigje të Ministrisë së Jashtme të Serbisë. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se ky është një tentim i radhës i Von Cramonit për të satanizuar Serbinë.

Mirëpo, kjo ka shtyrë raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën që të reagojë edhe më ashpër të dielën.

“Nuk mund ta marrë seriozisht më lidershipin e Serbisë. Në vend se të kërkojë falje për kushtet jonjerëzore të punonjësve vietnamezë (një qeveri e denjë do të merrte përgjegjësi) ata vendosin të mbrojnë trafikimin e qenieve njerëzore dhe skllavërinë moderne duke më fajësuar mua. Merrni kontrollin dhe filloni të sundoni vendin tuaj @MPJ e Serbisë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Related Articles