Tetovarët humbën 6 bashkëqytetarë të tyre në tragjedinë e aksidentit në Bullgari.
Ekipi i televizionit Alsat vizitoi familjen Beluli nga Tetova që humbën vajzën e tyre, studenten 23 vjeçare Albinën bashkë me të fejuarin e saj, por edhe familjet e tjera, Fejzuli dhe Ahmeti.
Ata presin në ankth, lajmet për kthimin e kufomave të më të dashurve të tyre nga Bullgaria, por edhe ndonjë informatë shtesë së kur do të ndodh kjo. 23 vjeçarja Albina ishte asistente në fakultetin juridik në Universitetin e Tetovës.
Dekani i këtij fakulteti Qebier Avziu në një deklaratë për Alsat, tregoi se Albina ishte studente mjaft e suksesshme. /Gazeta Enigma/.