Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca së bashku me këshilltarët e tij ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë këtij takimi, temë diskutimi ishte intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, zhvillimet në rajon dhe procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian.
Ndërsa, Konjufca falënderoi presidentin Meta për kontributin e madh të shtetit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe përkrahjen e vazhdueshme në proceset e saj të shtendërtimit.
Kryeparlamentari Konjufca,
përsëriti qëndrimin se shteti i Kosovës është i hapur për bashkëpunim rajonal, por vetëm mbi bazën e barazisë, reciprocitetit dhe përfshirjes së BE-së.
“Për Republikën e Kosovës janë të papranueshme iniciativat e Serbisë, sikur i ashtuquajturi “Ballkani i Hapur”, që synojnë të anashkalojnë Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në. E ardhmja e shtetit tonë dhe e rajonit është në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha Konjufca.
Presidenti Meta konfirmoi zotimin se Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të Kosovës.
Kryetari Konjufca dhe presidenti Meta ritheksuan nevojën e bashkëpunimit intensiv dhe bashkërendimit më të ngushtë të politikave zyrtare të Kosovës dhe Shqipërisë në të ardhmen.
Ndryshe, në vazhdën e takimeve, Meta para këtij takimi ka vizituar edhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. /Gazeta Enigma/.