Në rrugën “Adem Jashari”, në Prizren, të mërkurën një motoçiklist ka goditur një këmbësor, raporton Gazeta Enigma.
Këmbësori, si pasojë e aksidentit, ka marrë lëndime trupore.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit.
“Në orën 13:51, në rrugën “Adem Jashari”, ngasësi i motoçikletës ka goditur një këmbësor, i cili është lënduar.”