3 dhjetori, është dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara e cila shënohet çdo vit, ku për qëllim ka promovimin e barabartë të personave me aftësi të kufizuara dhe përfshirjen e tyre në të gjitha aspektet e shoqërisë, shkruan Gazeta “Enigma”.
Problemet shënedësore, mundësi të pakta punësimi, janë vetëm disa nga sfidat me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuara.
E në shënim të kësaj dite, Qeveria e Republikës së Kosovës ka shpallur vitin 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës.
Në hapje të konferencës së organizuar nga Zyra e Kryeministrit,e cila u mbajt të premten, u theksua përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të punuar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
“Qëllimi ynë i përbashkët është që Kosova të ecë përpara në vitin 2022, duke garantuar që të gjithë personat me aftësi të kufizuara në Kosovë, pavarësisht nga gjinia, origjina racore apo etnike, feja apo besimi, mosha apo orientimi seksual, të gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore, të kenë mundësi të barabarta dhe qasje të barabartë”, tha në hapje të konferencës Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, Emilia Redžepi.
Gjithashtu në lidhje me këtë çështje për Gazetën “Enigma”, është deklaruar Kaltërina Misini, zyrtare për komunikim në Handikos e cila ka komentuar konferencën e së premtes, organizuar nga Qeveria e Kosovës, ku u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara.
“Qeveria e Kosovës me 30 nëntor, zyrtarisht e ka miratuar vendimin për vitin 2022 si vit për personat me aftësi të kufizuara”.
“Permes kësaj parashihet një mobilizim shumë i madh i ministrive të qeverive të Kosovës, i organizatave të personave me aftësi të kufizuar dhe gjithë shoqërisë në përgjithësi, se gjatë vitit 2022 të punojnë, në menyrë që të avancohet situata e këtyre personave dhe të plotësohen të drejtat e tyre, sidomos ato bazike”, ka thënë ajo.
Tutje Misini, ka shtuar se në kuadër të shpalljes së vitit 2022 si vit i Personave me Aftësi të Kufizuara, është përpiluar një kalendar me aktivitete.
“Kalendari është përpiluar nga ministritë në bashkëpunim me oraganizata për persona me aftësi të kufizuar, brenda të së cilit ka aktivitetete por edhe intervenime specikfike, të cilat po shpresojmë që do të implementohen dhe të realizohen gjatë vitit të ardhshëm“.
“Por çdo herë, duhet te theksojmë se viti 2022, ndonëse po shpallet si i tillë nuk do i zgjidh te gjitha problemet për personat me aftësi te kufizuar sepse është vetëm një vit dhe nuk do të mund të bëhet shumë brenda një viti” ka vlersuar Misini.
“Fushat e kulturës dhe sportit të kenë sa më shumë me Persona me Aftësi të Kufizuara”
Ajo ka thënë se ka ende hapësirë që të bëhet edhe më shumë punë gjatë viteve të ardhshme.
“Duhet shumë e më shumë punë dhe përnjëmend të shkohet, të paktën në përmasimin por edhe reflektimin e të drejtave bazike, siç e kemi lëvizjen e lirë, sepse e dim se qasja vazhdon të mbetet sfidë e madhe e personave me aftësi të kufizuara”.
“Gjithashtu, në fushë e shërbimeve shëndetësore, në arsim, kultur e sport, personat me aftësi të veçanta duhet të përfshihen sa më shumë, si dhe të punohet edhe në kuadrin ligjorë në lidhje me të drejtat e tyre ”, ka potencuar Kaltërina Misini, zyrtare për komunikim në Handikos.
Lidhur me këtë nga Shoqata e të Verbërve në Gjilan, në një prononcim për Gazetën “Enigma”, është deklaruar edhe drejtori i kësaj shoqate, Bajram Spahiu, i cili ka theksuar se pozita e personave me aftësi të kufizuara, sipas tij, nuk është edhe aq e mirë.
“Pozita e këtyre personave nuk është edhe shumë e knashme, por parimisht, institucionet po mundohen që të bëjnë diçka, por në praktikë po ka vështirësi akoma dhe nuk po punojnë as sa duhet”, ka thënë ai.
“Të zgjidhet çështja e punësimit dhe arsimit për personat me nevoja të veçanta”
Spahiu thotë se ata presin, që çështja e punësimit, zbatimi i ligjit për aftësim dhe riaftësim profesional si dhe ajo e arsimit, të jenë më cilësore dhe me profesionalizëm.
“Presim profesionalizëm më të madh si përfshirjen e këtyre personave në punësim, arsim e në fusha të tjera” është shprehur ai.
Ndërsa, ka shtuar se komuna e Gjilanit ka vetëm 6 asistente për fëmijë-nxënës me nevoja të veçanta.
“Kemi mungesë të asistenteve të fëmijëve me aftësi të veçanta , është kërkesa e madhe e tyre”, mendoj se në këtë aspekt duhet të punohet edhe më shumë”.
Duke komentuar qasjen në infrasturkturë, e cila sipas tij ka nevojë akoma për përmisime, ai ka pohuar se prej 2017-ës, kanë ndryshuar disa kushte dhe janë zbatuar disa ligje më shumë.
“Janë duke u zbatuar dy tri nene të këyre ligjeve, neni për rimbursim të energjisë elektrike, dhe ai për çdoganim të automjetëve që kanë nevoj personat me aftësi të kufizume. Ka pasur disa ndryshime që nga viti 2017”, ka thënë kryetari i Shoqatës së të Verbërve në Gjilan, Bajram Spahiu.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë më shumë se një milion njerëz në gjithë botën që jetojnë me aftësi të kufizuar.
Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar 3 dhjetor, u vendos me Rezolutën 47/3 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit.
Ndërsa, Organizata “You Can Do” ka organizuar ngjarjen “Darka e Errët”, për nder të Ditës Ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta e cila po vazhdon të mbahet ende. /Gazeta “Enigma”/