Një 25 vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje në Britani të Madhe.
Bëhet fjalë për Xhovan Pepaj, i cili u vra mëngjesin e së shtunës më 4 dhjetor, në Kent.
Lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona, dy të dyshuar dhe tre bashkëpunëtorë.
Autoritetet britanike njoftuan se viktima kishte plagë të shumta në trup.
Për ngjarjen janë njoftuar të afërmit e viktimës, ndërsa në rrjete sociale janë shpërndarë mesazhet ngushëlluese për 25 vjeçarin shqiptar, shkruan Kentonline përcjell Gazeta “Enigma”.
Të dyshuar për vrasjen e shqiptarit janë dy të rinj, Ciaran Stewart, 18 vjeç, dhe një djalë 17-vjeçar nga Ilford.
Oficerët e policisë po ashtu si bashkëpunëtorë i ka arrestuar edhe Donte Simpson-Palmer, 18 vjeç, Mohammed Miah, 25 vjeç dhe Nathan Turner, 28 vjeç.
28 vjeçari Turner akuzohet edhe për shitje të lëndëve narkotike.
Hetimet po vijojnë lidhur me ngjarjen e rëndë./Gazeta “Enigma”/