Në Kosovë që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19, kanë vdekur 2,987 persona dhe janë infektuar 161, 193 persona.
Në raportin e fundit të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, thuhet se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.981 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës. Deri më sot 772.105 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.779 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.882”, thuhet në njoftim.
Kurse, në total numri i rasteve aktive është 324./Gazeta Enigma/