Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas situatës në SHBA ku si pasojë e tornadove, e kanë humbur jetën së paku 83 persona, raporton Gazeta “Enigma”.
Kurti përmes një postimi në Twiter, ka thënë u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave që humbën jetën nga tornadot në Kentucky.
“Lajm tronditës nga SHBA-të. Lajm tronditës nga SHBA-të. Shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e mbi 100 jetëve të humbura në tornadot e Kentuck dhe falënderimet më të sinqerta për reaguesit e parë që e vunë veten në rrezik”, tha Kurti.
Ndryshe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka shpallur gjendje katastrofe në Kentucky, që është shteti më i prekur nga tornadot.
Dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur dhe qytete të tëra janë shkatërruar nga afro 30 tornado që goditën të premten. / Gazeta Enigma.