Me golin e shënuar nga realizatori më i mirë në Superligë, Gerhard Progni, SC Gjilani “rrëmbeu” titullin vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta “Enigma”.
Me golin e shënuar nga Gerhard Progni, SC Gjilani ka shënuar fitore tejët të rëndësishme e meritore në udhëtim te rivali i drejtpërdrejtë, Ballkani në Suharekë,.
Pjesa e parë e lojës ishte e nivelizuar dhe barazbeshuar, me sulme gjysmake e raste të pakonkretizuara nga të dy ekipet.
E me të filluar pjesa e dytë trajneri Ismet Munishi freskoi ekipin me Cale e Torassa, të cilët kontribuuan në repartin ofansiv me ndërveprime me Prognin dhe bashkë lojtarë tjerë, që rezultoi me egolin e Prognit në minutën 77’, për avantazhin fillestar Ballkani – Gjilani 0:1.
E ky gol doli të jetë goli i epilogut përfundimtar i cili e bënë SC Gjilanin kampion vjeshtor në elitën e futbollit të Kosovës./Gazeta Enigma/