KQZ pranon 381 pako të supozuara me fletëvotime për Dragashin

KQZ pranon 381 pako të supozuara me fletëvotime për Dragashin

Të hënën, deri në mesnatë do të kenë kohë mërgimtarët që t’i dërgojnë fletëvotimet për komunën e Dragashit, raporton Gazeta “Enigma”.

Kështu ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Gazetën “Enigma”, i cili theksoi se deri në orën 14:00, KQZ ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime

“Sonte në mesnatë do të përfundojë afati 15 ditor për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Deri të hënën, në orën 14:00, KQZ ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime. Pas procesit të vlerësimit të të gjitha fletëvotimeve që do të pranohen, gjatë ditës së martë, KQZ-ja do të bëjë numërimin e tyre në prezencë të vëzhguesve dhe të mediave“, tha Elezi.

Për komunën e Dragashit në garë janë Shaban Shabani nga PDK dhe Bexhet Xheladinin nga LDK. / Gazeta Enigma.

Related Articles