Temperaturat e larta nuk do të ndikojnë në furnizimin me ujë të pijshëm, shkruan Gazeta “Enigma”.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Kompanisësë Rajonale të Ujësjellësit, Arjeta Mjeku, e cila në një përgjigje për Gazetën “Enigma” tha se furzimi me ujë të pijshëm është i mire dhe se aktualisht kjo kompani po punon me kapacitete maksimale.
“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ është duke punuar me kapacitete maksimale në të tria impiantet e trajtimit të ujit, në Shkabaj, Albanik dhe Badovc. Uji po shpërndahet në mënyrë të barabartë të secili konsumatorë, përmes tubacioneve primarë, sekondare, terciare. Po ashtu përmes rezervarëve që i kemi të vendosur në qytet. Ka pasur raste dhe kemi raste që uji nuk po arrin në pika e larta sidomos në ato pika ku janë në një vi me rezervar apo ku janë të ndërtuar mbi kuota të rezervarëve”, deklaroi Mjeku.
Tutje ajo ka shtuar se “nivelet e ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore i kemi mirë, janë diku minus 1 metër e gjysmë nënë nivelin maksimal të kapërderdhjesë. Furnizimi është i mirë por kemi disa ankesa, shpesh herë ankesat për mos furnizimi me ujë të pijshëm janë për shkak të rëndimit të furnizimit me ujë të pijshëm, pikërisht për shkak të kyqjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësi”.
Mjeku i tha “Enigmës” se reduktime janë duke pasur vetëm pikat e larta shkaku edhe i rritjes së numrit të konsumatorëve gjë që I bënë të pa mjaftueshme burimet e ujit që kjo kompani i ka në dispozicion.
“Pikat e ulëta nuk kanë probleme me furnizimi me ujë të pijës, ne reduktime nuk kemi duke aplikuar vetëm se uji nuk arrin në disa pika të larta sepse ne e dim që i kemi këto liqene që një kohë të gjatë dhe numri i konsumatorëve, apo rritja e numri të konsumatorëve çdo ditë e më shumë normalisht që i bënë edhe të pa mjaftueshëm burimet e ujit që ne i kemi në dispozicion”, deklaroi Mjeku.
“Në vitin 2025 nuk pritet të ketë rritje të çmimit të ujit”
Sipas Mjekut për ngritje të çmimit të ujit të pijshëm vendos Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit, por që në bazë të investimeve kapitale për vitin që vjen, nuk ësht paraparë që në vitin 2025 të ketë rritje të çmimit të ujit.
“Sa i përket çmimit të ujit ne nuk jemi kompetent që ta ngrisim, për këtë vendos Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit, në bazë të investimeve kapitale për vitin 2025 nuk ka ngritje të çmimit të ujit. Janë planifikuar diku 1.4 milion investime në vitin 2025, për këtë vendor vetëm ARrShU-ja çdo herë duke u bazuar në investimet kapitale për vitin që vjen”, tha Mjeku. /Gazeta Enigma/