A do të ketë rritje të çmimit të energjisë?

A do të ketë rritje të çmimit të energjisë?

Është rritur kërkesa për energji elektrike që çon në ngritje të çmimeve, derisa KEDS-i ka bërë një kërkesë të tillë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën “Enigma”, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Përmes kërkesës për aplikim të jashtëzakonshëm të tarifave, KEDS-i po kërkon që rritja prej 7 për qind të jetë deri në fund të marsit.

“Kjo do të vlejë deri në shqyrtimin e rregullt tarifor, i cili bëhet në fillim të vitit të ardhshëm me tarifa që hyn në fuqi nga data 1 prill pasi vit energjetik që e themi ne fillon me 1 prill dhe përfundon me 31 mars të vitit vijues”.

“Aty ne do të aplikojmë për të hyrat tona të lejuara dhe për tarifat që i mbulojnë kostot pasi dihet që kemi të bëjmë me çmime astronomike të importit të cilat shkojnë në 300 euro megavat apo 5-6 fish më të larta se vitin e kaluar dhe këto çmime duhet të mbulohen”, ka thënë  Buzhala.

Ndërsa, nga ZRrE-ja kanë thënë për Gazetën “Enigma”, se ende nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje dhe poashtu nuk ka vendosur asgjë në lidhje me kërkesën e KEDS-it.

Siç ka kërkuar KEDS-i një shqyrtim të jashtëzakonshëm, ZRrE-ja thotë se ende nuk kanë vendosur se a do të ketë process të jashtëzakonshëm apo të rregullt.

“Në procesin e jashtëzakonshëm dhe të rregullti, paraprakisht duhet me apliku operatorët për të kërkuar ndryshim të të hyrave, mandej rregullatori i analizon ato kërkesa dhe e vendos në diskutim publik. Pastaj, merret vendimi”, kanë thënë nga ZRrE.

A duhet rritur çmimi i energjisë?

“Për aq kohe sa mund ta mbajë KEDS situatën nën kontrolle, është mirë të mos rritet çmimi”

Kështu ka thënë për Gazetën “Enigma”, analisti për çështje të energjise, Lulzim Syla.

Sipas Sylës, nëse vazhdohet gjatë një çmim i tillë, i lartë nga importi dhe nuk ka kujdes në kursim, atëherë ai thekson se ZRRE ta shqyrtoj mundësinë për rritje të çmimit në fillim të tre mujorit të parë të vitit të ri.

“Sa i perket çmimit të energjisë, për aq kohë sa mund ta mbajë KEDS situatën nën kontrollë është mirë të mos rritet çmimi, por nëse vazhdohet gjatë një çmim i tillë i lartë nga importi dhe ne nuk kemi kujdes në kursim atëherë ka mundësi që ZRRE të marr në shqyrtim mundësinë për rritje të çmimit në fillim të tre mujorit të parë të vitit te ri.

Lulzim Syla, njohës i çështjeve të energjisë

Momentalisht nëpër gjithë Evropën, faturat për energji janë shumë të larta, për shkak të rritjes globale të çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit.

Evropa, tash e sa javë, është përfshirë nga kriza energjetike, për shkak të rritjes së çmimit të gazit dhe faktorëve të tjerë. Për rrjedhojë, konsumatorët janë duke marrë fatura shumë më të larta të rrymës.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles