“Çmime evropiane për paga afrikane”- Cilat janë alternativat për tejkalimin e inflacionit në Kosovë?

“Çmime evropiane për paga afrikane”- Cilat janë alternativat për tejkalimin e inflacionit në Kosovë?

Të gjitha tregjet globale po ndodhen në një krizë ekonomike, gjë kjo e cila ka quar deri në rritjen enorme të çmimit për shumë produkte të ndryshme, shkruan Gazeta “Enigma”.



Disa nga artikujt kryesorë janë shtrejtuar, gjë me të cilën po ballafaqohen tregjet në gjithë botën, duke përfshirë edhe vendin tonë, Kosovën.

Por cilat janë arsyet e inflacionit në Kosovë dhe cilat janë alternativat për tejkalim?

Për Gazetën “Enigma”, është deklaruar deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili ka thënë se çështja e ndryshimit të çmimeve dhe inflacionit me të madh, ka kapluar Kosovën në shumë sektor ekonomik.

Sipas tij, Inflacionit në Kosovë po ndodh si rezultat i disa krizave globale që reflektojnë direkt në vendin tonë, duke theksuar se qeveria e vendit tonë nuk ka ndonjë veprim konkret për tejkalim të kësaj krize.

“Qeveria e Kosovës me asnjë veprim konkret ,as mobilizues as legjislativ, nuk ka bërë që të parandaloj këtë krizë. Çështja e energjisë, e transportit ndërkombëtar dhe ngritja e çmimeve të naftës në nivel global,reflektuar direkt edhe në linjat e prodhimit brenda vendit e sidomos në sektor të infrastrukturës, ndertimit e shumë sektor të tjerë” ”, ka thënë ai.

Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së

Tutje Shala ka thënë se ky fenomen do të zgjasë për një kohë të gjatë, e që direkt do t`a dëmtoj ekonominë vendore.

“Kjo valë e ngritjes së çmimeve pritet të vazhdoj për shkak të neglizhencës totale të Qevrisë së Kosovës dhe inferioritetit total që ka Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Minstria e Tregtisë dhe Industrisë, në relacion me çështjen e inflacionit dhe kontrollimit të tij”, ka theksuar Shala.

Tutje, ai është shprehur se këto ndryshime, e kanë rënduar tej mase çështjen e shportës së ekonomisë familjare, çështjen e prodhimit vendor dhe eksporteve vendore, gjë e cila sipas tij, është një goditje e rënd.

Edhe Musa Limani, njohës i ekonomisë, ka deklaruar se në Kosovë është paraqitur një inflacion, me çmime të larta, të artikujeve ekzictencial, që  sipas tij e ngarkojnë konusmatorin dhe shporten e tij ekonomike, duke vlerësuar kështu se Kosova hyn në radhet me vendet me të pa zhvilluara të evropës dhe botës.

“Kemi nivelin e ulet të pagave. Pagat mesatare sillen dikun mbi 300 euro te sektori privat, ndersa te sektori publik mbi 400euro.Është një numër shumë I madhj i popullatës aktive që janë të pa punë”

Tutje ai ka vazhduar se ndryshimi i çmimeve,  direkt e godet shtresen e popullates, ata që kanë të ardhura të ulëta, personave me skemë sociale, dhe ata që kanë paga tejet të vogla.

“Është e palogjikshme, e pa kuptushme si mund të jetë një pagë kaq e ulët si në vendin tone. Pjesa dermuse e popullatës gjindet dikun nën pagen minimale. Duhet të zgjidhet kjo çështje menjëhere” , ka cituar Limani.

Musa Limani, ekspert i ekonomisë

“Shteti duhet te intervenoj”

Profesori Musa Limani për Gazetën “Enigma”, ka treguar disa hapa për tejkalim të inlaficonit. Ai e sheh, shtetin si organ që mund të bëjë disa ndryshime, në aspektin ekonomik.

“Në këtë drejtim, shteti duhet të formoj programin antiinflator. Kjo dihet se çka përfshin. Duhet të bëhet një analizë empirike në teren, për arsye se unë dyshoj që ka shumë aritkuj që janë ngritur pa nevoj.Inspektoriati i tregut duhet të dal në teren dhe të analizoj këtë çështje”, ka deklaruar ai.

Limani i ka përmendur edhe rezervat shtetrore si zgjidhje

“Kosova e ka ligjin per rezerva shtetrore, mirëpo une mendoj se nuk ka rezerva të tilla. Por, nëse ka, duhet ti hedh në treg dhe t`a balancoj ofertën dhe kërkesën, që në këtë mënyrë t`a stabilizoj çështjen e çmimeve” është shprehur tutje njohësi i ekonomisë.

Sipas tij, në aspektin ekonomik, inflacioni zakonisht paraqitet në momentet kohore kur paraqitet kriza ekonomike, kur kemi luftëra , vërshime, tërmete e madje edhe kur kemi bllokime gjatë stinës së dimrit.

“Në kohë lufte, vërshime e pandemie, inflacioni rritet. Është pikërisht, pandemia që ka përfshi edhe botën. Kosova ka intervenu me qëllim që të përkufizoj përhapjen e virusit dhe ka marr masa të tilla që kanë ndikuar negativisht edhe në ekonomi, sidomos në disa degë, si në gastronomi, hoteleri e disa sektorë të tjerë”, ka potencuar ai.

“Në bazë të teoris ekonomike, inflacioni paraqitet atëherë kur në treg kemi më pak mallra”

“Oferta e vogël, e kërkesa e madhe shpien deri tek ngritja e çmimeve dhe anasjelltas” ka theksuar njohësi i ekonomisë, Musa Limani.

Ndërsa sipas tij, mungesa e prodhimeve vendore është arsyja e dytë e inflacionit në Kosovë.

Ai ka theksuar faktin se Kosova me kapacitetet e veta nuk mund të furnizoj tregun vendor apo kërkesën e konsumatorit as 20%.

“Dikun mbi 80% ne importojmë të hyra materaile të cilat janë të nevojshme për konsumin vendor.Me vende tjera që ne kemi mardhënje ekonomike, sidomos me Serbinë, Maqedonin e  Bosnjen , Inflacioni është i madh. Pra një element i rritjes së Inflacionit është edhe çështja e importit të, të mirave materiale” ka thënë ai.

Ndryshe, edhe më tutje po vazhdojnë çmimet tejet të larta në shumë produkte.

Përveç artikujve, është bërë kërkesa edhe për rritje të çmimit të energjisë, ku një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala. Kërkesa është adresuar për Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, mirëpo këta të fundit ende nuk e kanë shqyrtuar kërkesën e KEDS-it.

LEXO EDHE: A do të ketë rritje të çmimit të energjisë?

Vlenë të theksohet se, çmimi i Naftës në Kosovë, ka rënë dhe kjo e bën vendin tonë si shteti me çmimin më ulët të këtij produkti në rajon.

LEXO EDHE: Bie çmimi i naftës në Kosovë, më i ulëti në rajon

Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, i cili ka paralajmëruar se nga java e ardhshme do të ketë ulje të çmimit të naftës në gjithë vendin./Gazeta “Enigma”/

Related Articles