Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq duket se nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës me Qeverinë e Shqipërisë në Elbasan.
Sidoqoftë, pjesëtarë të tjerë të pakicave në kabinetin e Kurtit ishin pjesëmarrës çka shënon një lëvizje përparimtare në këtë drejtim.
Rakiqi nuk është parë në mbledhjen e përbashkët të qeverive dhe as në fotot e publikuara.
Sidoqoftë, në mbledhje ka marrë pjesë Elbert Krasniqi, ministër i Administratës së Pushtetit Lokal.
Po ashtu, në fotografinë e përbashkët mund të shihej edhe zv.kryeministrja Emilija Rexhepi, pjesë e pakicës etnike boshnjake në Kosovë. /Gazeta “Enigma”/