AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e Kuvendit

AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e Kuvendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, para nisjes së seancën njoftoi se partia e tij do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvend, raporton Gazeta Enigma.

Për këtë ai tha se po konsultohen me PDK-në dhe LDK-në.

“Sot jemi në konsultime me PDK-në dhe LDK-në për mbledhjen e nënshkrimeve dhe dërgimin e rastit në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Haradinaj.

“Do të kontestohen mënyra e votimit, ndërprerja e seancave dhe moshedhja në votim e kandidates së Vetëvendosje”. Sipas tij këto veprime përbëjnë shkelje të rregullave parlamentare dhe të Kushtetutës. / Gazeta Enigma.

Related Articles