Problemet e vazhdueshme me ushqimin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës pritet të diskutohen në një seancë të jashtëzakonshme të hënën, e cila është thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me mbështetje nga deputetët opozitarë, shkruan Enigma.
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, konfirmoi mbledhjen e nënshkrimeve dhe tha se seanca do të fokusohet në këto çështje, duke propozuar një rezolutë për përmirësimin e kushteve të ushtrisë.
“Do të propozojmë edhe një rezolutë që të plotësohen të gjitha kushtet e nevojshme të funksionimit të ushtrisë dhe mos të ketë nevojë të debatohet për këtë cështje.”, ka treguar Berisha.