Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti iu ka shkuar në një takim vëllazëror, nënkryetarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjinit dhe Besnik Tahirit, si dhe anëtarit të kryesisë, Daut Haradinaj.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit u vlerësua lart kontributi i Ahmetit në të gjitha proceset që kanë kaluar shqiptarët në Ballkan që nga vitet ’90, si dhe roli i tij në forcimin e faktorit politik shqiptar në rajon.
“U diskutuan zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në rajon, me theks të veçantë në rëndësinë e forcimit të faktorit politik shqiptar në të gjitha hapësirat ku jeton kombi ynë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
