Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në Kosovë vazhdojnë të jenë 95 raste aktive me COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë shënuar shtatë raste pozitive me virusin korona, ndërsa janë shëruar gjashtë pacientë.
Po ashtu, gjatë 24 orëshit të fundit janë hospitalizuar nëntë pacientë, ndërsa nuk është raportuar për asnjë vdekje.