Aksident ndërmjet një veture dhe një motoçiklete

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 17:30, ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë shkruan Gazeta Enigma.

“Rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë -Podujevë, (Qershiat e Llapashticës) ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti për Gazetën Enigma.

Ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Related Articles