Një aksident trafiku ka ndodhur në Vlorë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 35-vjeçar.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin.
“Rreth orës 03:15, në fshatin Babicë e Madhe, shtetasi F. R., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.