Njësitet speciale të policisë kanë nisur një aksion në Pallatin e Rinisë, pas një urdhri nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Deri tash dy persona janë arrestuar.
Arrestimi i tyre është bërë në Ndërmarrjen Publike “Pallati i Rinisë” gjatë një aksioni të Njësisë Speciale të Policisë.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në Ndërmarrjen Publike ‘Pallati i Rinisë’. Deri më tani kemi të ndaluar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me Keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi. / Gazeta Enigma.