Përmës konferencës së jashtëzakonshme, Prokuroria Themelore në Pejsë njofton se nga aksioni i sotshëm janë arrestuar 17 persona për fajde dhe janë ngrirë pasuri që tejkalojnë shumën prej 5 milionë euro.
Kjo është konfirmuar nga prokurorja e rastit, Sahide Gashi e cila ka thënë se të dyshuarit janë arrestuar për veprën penale “Fajde” dhe “Detyrim”.
Sipas prokurores, 16 të arrestuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
“Sot më 22.2.2022 kemi caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor do të paraqes kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj 16 persona, pasi njëri është në paraburgim. Prokroria ka zbatuar edhe hetimet në pasuri ndaj të pandehurve, që ka bazë për të besuar se janë burim i veprës veprës penale”, tha prokurorja Gashi. /Gazeta Enigma/.