Prokuroria Speciale në Hagë konfirmoi me 6 dhjetor një aktakuze të re kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, raporton Gazeta Enigma.
Pretendimet e Speciales i atribuojnë atyre akuza “për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”.
Siç njoftohet ndaj tyre do të nisin seancat brenda dy javësh nga ngritja e aktit akuzues.
Kjo përbën një fazë të re në procesin gjyqësor, ku dyshimet për fajësinë mbeten pezull, përfshirë ato të lëna të hapura nga vetë Thaçi dhe Smakaj.
Prokuroria, përmes Joshua Hafetz, pritet të njoftojë numrin e dëshmitarëve që do të thirren, si dhe do të paraqesë provat që kanë çuar në konfirmimin e aktakuzës nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot.
Aktakuza përfshin akuza të rëndësishme si pengimi i administrimit të drejtësisë, shkelje të fshehtësisë së procedurave dhe mosbindje të gjykatës.