Alarm për sulme terroriste, a ka kapacitet Kosova t`i bëjë ballë rasteve të tilla?

Alarm për sulme terroriste, a ka kapacitet Kosova t`i bëjë ballë rasteve të tilla?

Para disa ditëve, ambasadat e huaja në Kosovë paralajmruan punonjësit e tyre që t`i shmangen qendrave të mëdha, për shkak të një sulmi të mundshëm. Mirëpo, nga policia e Kosovës në një përgjigjje për Gazetën “Enigma” kanë deklaruar se janë duke e monitoruar situatën.



“Policia e Kosovë është duke ndërmarr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”.

“Varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Lidhur me këtë çështje, është potencuar edhe Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë, i cili këto paralajmërime për sulme të mundshme në Kosovë, i ka quajtur të rrezikshme.

“Këto janë paralajmërime të hershme qe në një formë paraqesin rreziqe jo vetëm për Kosovën, por edhe gjithë Ballkanin nga kthimi i personave që janë dërguar në organizata terroriste edhe në Kosovë”.

Nuredin Ibishi, ekspertë i sigurisë

Jo vetëm Departamenti Amerikan i Shtetit, por edhe Agjencioni i Inteligjencës në një formë po paralajmërojnë mundësinë që në vendet ku ka përqendrim, më të madh të popullatës sidomos tash në kohën e festave para vitit të ri që mund të ketë akte terroriste edhe në vendet e grumbullimit poashtu edhe konflikte ndër etnike në katër komunat në veri që mund të jenë pjesë e luftës hibride të rusëve”, ka theksuar Ibishi.

Madje edhe tragjedia e së premtes në Deçan, ku u vranë tre persona u cilësua se mund të jetë e një sulmi të tillë.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj , pas kësaj ngjarje, ishte deklaruar se shpreson që ky sulm të mos jetë terrorist.

“Një autobus që transporton nxënës me u gjuajt në një vend ku dy fëmijë të fshatit Gllogjan kanë gjetur vdekjen…Uroj që të mos jetë ndonjë sulm terrorist mirëpo uroj që këto raste të mos përsëriten kurrë në vendin tonë’, kishte deklaruar ai.

Bashkim Ramosaj, Kryetar i Komunës së Deçanit

Edhe eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, për rastin e sulmit në Gllogjan, ka thënë se forenzika ka elemente te mjafueshme per ta klasifikuar rastin si akt kriminal ordiner-vrasje e rende, apo terrorist”.

Ai ka theksuar arsyet se pse rasti në Deçan mund të jetë sulm terrorist.

“Elementi i parë është grupimi i predhave në objektiv; kjo tregon shumë, nëse sulmi ka qenë ballor dhe predhat kanë qenë të grupuara në drejtim të një obkektivi (ne kete rest shoferit), atëherë, çdo gjë që ka pësuar prapa shoferit është “dëm anësor”, pasi kjo shkaktohet nga karakteristikat tekniko-taktike të armës”, ka thënë Kajtazi.

Fadil Kajtazi, ekspertë i sigurisë

Tutje ai ka potencuar se nëse bëhet fjalë për akt terrorist,  duhet të ekzistoj motivacioni, ku përmes këtij akti, sipas tij do të ishte synuar të arrihej të përçohej një mesazh politik,

“Duhet të ekzistoj motivacioni, pasi që dihet se terrorizmi është luftë asimetrike. Në këtë rast, mënyra e goditjes se objektivit (autobusi ) do të behej masivish, do të kishte një shpërndarje të predhave, kushtimish, edhe viktima më shumë. Uroj  që të ketë sa më pak raste të kësaj natyre”, ka pohuar eksperti i sigurisë.

Siç u raportua në media, thuhet se bëhet fjalë për “një sulmues të vetëm”.

Ndryshe, ambasadat në Kosovë i njoftojnë punonjësit e tyre sa herë që ka informata për rreziqe të mundshme për sigurinë e tyre.

Zyrtarë nga institucionet e sigurisë, nëpërmjet një deklarate, kanë bërë të ditur se njoftimet për sulme të mundshme terroriste në kosovë janë shpifje dashakeqe për vendin.

“Informacionet e tilla të pakonfirmuara paraprakisht, janë dashakeqe ndaj shtetit të Kosovës, dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë”, thuhet në reagimin e tyre./Gazeta “Enigma”/

Related Articles