Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka dërguar në Qeveri 12 prona të paluajshme me qëllim që kjo e fundit t’i përcaktojë kriteret në bazë të cilave mund të jepen në shfrytëzim shkruan Gazeta Enigma.
”Mbrojtja dhe shfrytëzimi i pronave publike për interes publik është obligim ligjor dhe kushtetues. Ministria e Drejtësisë administron me pronat e konfiskuara nga gjykatat e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Sipas Haxhiut një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë.
”Jemi të përkushtuar që pasuria publike të shfrytëzohet vetëm për nevoja publike dhe për interesa të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Ministrja.
Postimi i plotë: