Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, ka theksuar faktin se serbët e Kosovës me të drejtë vote në Serbi duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të prillit.
Përmës një njoftimi në Twitter, nga ambasada thonë se “SHBA-të mbështesin masat e duhura për ta realizuar këtë në atë mënyrë që procesi i votimit të jetë i lehtësuar”, thuhet nga ambasada amerikane në Serbi.
Ambasada këtë qëndrim të saj ka bërë të ditur pas takimit që i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë pasur me drejtorin e së ashtuquajturës “zyrë për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç.
Ndryshe, edhe Petkoviq herë të tjera kishte kërkuar që Kosova ta lejojë mbajtjen e një procesi të tillë, ku qytetarët Serbisë në Kosovë do të mund të votonin në zgjedhje. /Gazeta Enigma/.