Ambasada amerikane shpërndan deklaratën e Trumpit ku përmendi sërish konfliktin Kosovë-Serbi

Ambasada amerikane shpërndan deklaratën e Trumpit ku përmendi sërish konfliktin Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një fjalim të fuqishëm në OKB përmendi sërish shtatë konfliktet, përfshirë edhe konfliktin Kosovë-Serbi, për të cilët tha se u ka dhënë fund, raporton Gazeta Enigma.

Trump shtoi se asnjë president apo kryeministër më parë nuk ka “bërë kurrë diçka të tillë”.

Këtë deklaratë të tij e shpërndau sot në mëngjes Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

“Unë i dhashë fund shtatë luftërave, dhe në të gjitha rastet ato po tërboheshin me mijëra njerëz të vrarë. Dhe e bëra vetëm në shtatë muaj. Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Jam shumë i nderuar që e kam bërë,” tha Trump, transmeton Klankosova.tv.

“Dhe, për fat të keq, në të gjitha rastet, Kombet e Bashkuara as nuk u përpoqën të ndihmonin në asnjërën prej tyre,” shtoi ai.

Më poshtë lista e vendeve, ku Trump thotë se ka ndalur luftën:

Kamboxhia dhe Tajlanda;

Kosova dhe Serbia;

Kongo dhe Ruanda;

Pakistani dhe India;

Izraeli dhe Irani;

Egjipti dhe Etiopia;

Armenia dhe Azerbajxhani.

Related Articles