Të mërkurën Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marr vendim të lirojë të gjithë të emëruarit politikë, mes tyre edhe 12 ambasadorë, raporton Gazeta Enigma.
Pas shumë reagimeve të shumta nga skena politike, këtë vendim për Gazetën Enigma e ka komentuar edhe ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqi, Avni Spahiu, i cili tha se kjo është e pritur dhe legjitime.
Sipas tij, gjithsesi se një Qeveri e re do të kërkojë zëvendësimin e tyre, pasi që ambasadorët politikë kanë përkatësi partiake.
“Ambasadorët politikë kanë përkatësi partiake dhe s’do mend se një qeveri e re do të kërkojë zëvendësimin e tyre. Është tjetër gjë nëse shkarkimi i një numri aq të madh ambasadorësh përnjëherë ështe veprim oportun në këtë moment”, ka thënë Spahiu për Gazetën Enigma.
“Ky është vetëm një hap në reformën e thellë të shërbimit diplomatik të Kosovës. Ai do të pasohet nga vendimet tjera në nivelin strukturor të ministrisë dhe do të mbështetet nga legjislacioni i ri, i cili do të ristrukturojë shërbimin diplomatik sipas standardeve ndërkombëtare”, ka shtuar ajo.
“Ligjshmëria, reformat strukturore dhe vendosja e mekanizmave të profesionalizmit dhe meritokracisë janë shtyllat mbi të cilat qeverisja jonë do ta ndërtojë përfaqësimin dinjitoz të Republikës sonë në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti.
/Gazeta Enigma/.