Ambasadori amerikan në Serbi: SHBA-ja kërkon zbatimin e marrëveshjes së Washintonit, Biden e di rëndësinë e Ballkanit

Ambasadori amerikan në Serbi: SHBA-ja kërkon zbatimin e marrëveshjes së Washintonit, Biden e di rëndësinë e Ballkanit

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey tha sot se administrata e re amerikane ende dëshiron që gjithçka që është rënë dakord në Washington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zbatohet, transmeton Gazeta Express.

Godfrey tha se Shtetet e Bashkuara ende duan që gjithçka që është rënë dakord në Washington të zbatohet dhe kujtoi se Amerika e ka mbështetur procesin që çon në një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese për normalizimin të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Administrata do të vazhdojë t’i trajtojë elementet e marrëveshjes së Washingtonit si prioritet. Shtetet e Bashkuara bien dakord që disa nga çështjet zgjidhen më mirë përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja dhe jemi të gatshëm të mbështesim procesin sa më mirë që të mundet”, tha Godfrey.

Ai shtoi se Presidenti Joe Biden e kupton shumë mirë rëndësinë e një Ballkani të qëndrueshëm dhe të prosperuar, si dhe një Evrope të bashkuar dhe të lirë.

“Ne mbështesim plotësisht qëllimin strategjik të Serbisë për t’u bashkuar me BE-në dhe gjithçka që duhet të bëjë për të pasur sukses. Ndihma jonë përmes programeve në vetë Serbinë, si dhe mbështetja jonë e qartë politike për procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, po e ndihmon Serbinë të zbatojë reformat e nevojshme dhe të ecim përpara në rrugën e saj evropiane”, u shpreh Godfrey.

Related Articles