Burime ndërkombëtare të Kanal10 kanë bërë të ditur se një takim i përbashkët Kurti-Vuçiq është dakorduar së shpejti në Bruksel.
Burimet thonë se ky takim do të organizohet me insistimin e State Departmentit amerikan dhe ai të pritet të mbahet në muajin shkurt.
Ndërsa, nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian si një ndërmjetësues i dialogut ende nuk është konfirmuar ndonjë lajm.
Së fundmi, kryeministri kosovar Albin Kurti ka pranuar në parim planin franko-gjerman duke e quajtur “bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme”, por ka refuzuar kategorikisht zbatimin e Asociacionit pa u përmbushur gjashtë kushtet e tij të bëra publike javën e kaluar.