Të mërkurën e 31 korrikut presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me liderët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve, shkruan Gazeta “Enigma”.
Pjesë e këtij takimi nuk ishte kryeministri i Kosovës, njëherit edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Krerët e partive tjera që veç ishin prezent në këtë takim u deklaruan se janë të gatshëm për zgjedhje kurdo që do mbahen ato.
Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me analistin politik, Visar Xani, i cili tha se një parti që synon pushtetin duhet të jetë gjithmonë e gatshme për zgjdhje.
Tutje ai ka shtuar se “nëse shtrohet pyetja a janë gati për zgjedhje të parakohshme ose të jashtëzakonshme konsideroj që mbase nuk janë gati dhe nuk do të duhej fare të ishin gati për shkak që po afrohemi në afate të rregullta”.
“Përveç deklarimeve partitë politike e kanë edhe detyrim për shkak që mandati i kësaj Qeverie po përfundon dhe po afrohemi në kohën kur mund të jenë zdhedhjet e rregullta”, deklaroi Xani për Gazetën “Enigma”.
Kutitë e votimit tregojnë forcen e secilës parti
“Një parti serioze, një parti që synon pushtetin dhe rritjen ose qënrueshmërinë e saj duhet të jetë gati kuroherë pë zgjedhje, ndërsa partitë e dobëta mund edhe të mos jenë gati për zgjedhje rezultatin e këtij aspekti e marin kur dalin me u mat në kutit e votimit”, ka deklaruar ai.
“Konsideroj që temë lirisht duhet të shterret për shkak që janë obligime ligjore dhe kushtetuese por që nëse shtrohet pyetja a janë gati për zgjedhje të parakohshme ose të jashtëzakonshme konsideroj që mbase nuk janë gati dhe nuk do të duhej fare të ishin gati për shkak që po afrohemi në afate të rregukllta”, ka theksuar analisti politik.
Xani ka deklaruat tutje se partitë opozitare janë të një medimi se duhet të mbahen zgjedhjet në fillim të këtij viti.
“Pak a shumë gati të gjitha partitë opozitare janë të një mendimi se duhet të mbahen zgjedhjet në fillimin e vitit 2025, por që ka sinjale të tjera nga Lëvizja Vetëvendosje që është partia më e madhe në pushtet e që nuk mori pjesë në takimin pë zgjedhje”.
Analisti politik ka kërkuar nga partitë politike që të ofrojnë alternatia sa më të qëndrueshme.
“Afatet kushtetuese duhet të respektohen dhe zgjedhjet duhet të mbahen në kohë dh partitë politike duhet të ofrojnë alternativa sa më të qëndrushme dhe më të mira për qytetarët me qëllim që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin ato partiqë mendojnë se i përfaqësojnë më së miri”, tha ai.
Kujtojmë se sipas afateve të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, Kosova mund të mbajë zgjedhje të rregullta më 26 janar, 2, 9 ose 16 shkurt. /Gazeta Enigma/