Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, Presidenca suedeze po i vazhdon konsultimet me vendet anëtare

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, Presidenca suedeze po i vazhdon konsultimet me vendet anëtare

Presidenca suedeze e Bashkimit Europian ka konfirmuar përkrahjen për integrimin e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në Union. Në bazë të këtij zotimi, Suedia po vazhdon të zhvillojë konsultimet mbi aplikimin e Kosovës në BE.

Më 14 dhjetor të vitit të shkuar, krerët institucionalë të vendit njoftuan se kanë nënshkruar dokumentin për aplikimin në Bashkimin Europian si hapin e radhës të vendit në rrugën e integrimit.

Për dallim nga vendet e tjera europiane që aspirojnë Unionin, Kosova ka një problem më specifik meqë nuk njihet nga pesë vende anëtare të BE-së – Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Qipro – dhe për të miratuar kërkesën për anëtarësim kërkohet unanimiteti i 27 anëtarëve.

Sidoqoftë, një zyrtar nga Presidenca suedeze e BE-së në kushte anonimiteti i ka thënë Gazetës Express se ende janë duke u zhvilluar konsultimet, por se përmbajtja e tyre s’mund të bëhet publike.

“Suedia mbështet proceset integruese të Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës në BE. Sa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, Presidenca suedeze me të vërtetë është duke vazhduar me konsultime. Megjithatë, ne nuk mund të komentojmë për përmbajtjen e këtyre konsultimeve për momentin”, ka thënë ky zyrtar.

Për aplikimin e Kosovës në BE, ditë më parë ka folur Komisioneri për për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Duke diskutuar në seancën plenare të Parlamentit Europian, ai ka thënë se pёr shkak tё pesëshes mosnjohёse ka probleme ligjore dhe kjo ndikon nё qasjen e institucioneve europiane ndaj statusit tё Kosovës.

“Kosova ka aplikuar për anëtarësim dhe tash Presidenca suedeze është duke i shqyrtuar opsionet. Nga ana jonë ne jemi të gatshëm të kryejmë punën tonë, e kjo është të përgatisim mendimin për statusin e kandidatit, por vendimi nuk na takon neve Komisionit, por Këshillit tё BE-sё”, kishte thënë ai. Në anën tjetër janë shtuar përpjekjet e Brukselit dhe Ëashingtonit që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përmes propozimit franko-gjerman, e cila do të mund të sjellë edhe njohjet e pesë këtyre shteteve, të cilat veçse kanë deklaruar se përkrahin dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Në këtë kontekst, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e këtyre shteteve për të marrë mbështetjen e tyre për procesin.

Po ashtu, edhe kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se janë duke punuar me këto pesë shtete për të liruar rrugën në proceset integruese euroatlantike.

“Tash edhe vendimi i pesë shteteve mosnjohëse të Bashkimit Europian për ta njohur Kosovën, për të cilin ne jemi duke punuar dhe përmes saj anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe marrja e statusit shtet-kandidat i BE-së dhe anëtarësimi në Këshill të Europës dhe Konventës së saj është një gjë tejet qendrore në angazhimin tonë të mëtutjeshëm”, kishte deklaruar ai në Kuvend.

Derisa tentimin e Serbisë për të penguar aplikimin e Kosovës në Bashkimin Europian, që u dërgoi letra pesë shteteve për të mos e pranuar dosjen e Kosovën, Kurti e ka kushtëzuar me pranim të Asociacionit.

“Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë (dhe tek të tjera) shtetet anëtare të BE-së për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE (që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013)”, është pika e gjashtë që Kurti e listoi kur prezantoi kushtet e Asociacionit.

Related Articles