Ardhja e mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit, a pritet që MSH-ja t’i ndryshojë masat antiCOVID?

Ardhja e mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit, a pritet që MSH-ja t’i ndryshojë masat antiCOVID?

Ministria e Shëndetësisë ditë më par parë ka njoftuar se gjatë kohës ku Kosova pret ardhjen e mërgimtarëve mund të goditet edhe nga një valë e re e virusit COVID, shkruan Gazeta Enigma.

Pranadaj, sipas tyre duhet rritur vigjilencën për mospërhapje të variantit Omicron të virusit COVID.

Mirëpo se a do të ndërmerren masa të reja për shkak të fluksit të madhë të mërgimtarëve, nga Ministria e Shëndetësisë për Gazetën “Enigma” thanë se aktualisht janë në fuqi masat e datës 30 nëntor, deri në ndonjë vendim tjetër.

“Aktualisht situata është e qetë, por prania e variantit ‘Omicron’ në shumë shtete, duhet të kthehet në kujdës maksimal për të mos pasur ndonjë përkeqësim të situatës”, thanë nga MSH.

Ndërsa, sa u përket masave, MSH theksoi se ato shqyrtohen kohë pas kohe sipas zhvillimit të situatës epidemiologjike.

Ndërsa, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, tha se mundësia e shpërthimit të një vale të re të COVID-it mund të ndodhë për shkak të ardhjës së diasporës në Kosovë.

“Është e ditur se në fund të vitit mërgimtarët tanë vijnë në Kosovë dhe kjo e rrit mundësinë e përhapjes së infeksionit, sepse ata vijnë nga vatrat epidemike ku ka shpërthim epidemik si Gjermani Zvicër, Austri dhe vende të tjera”, ka thënë ai.

Vishaj tutje bëri thirrje te qytetarët që nuk janë vaksinuar akoma, duke thënë se duhet ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë.

“Vaksinimi i popullatës duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ata që hezitojnë duhet ta heqin këtë hezitim, sepse është për të mirën e tyre dhe nuk guxojnë që të rrezikojnë në ditët në vijim që të jenë të pavaksinuar”, ka thënë ai për Gazetën “Enigma”.

Mirëpo, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, I ka bërë thirrje Qeverisë që ta heq masën e ndalim – qarkullimit për mërgimtarët.

“Ne duhet t’i mirëpresim motrat e vëllezërit tanë, e jo t’i kufizojmë me masa që ekspertët po i konsiderojnë jo shkencore dhe jo të nevojshme për menaxhimin e pandemisë”, shkruan Haradinaj

Kurse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur katër rreziqet e mundshme për shpërndarjen e variantit të ri Omicron.

“Festat shoqërohen me ardhjen e një pjesë të konsiderueshme të mërgatës sonë, ky shtim në vendin tonë bashkë me grumbullimet e shumta festive e rrit dukshëm mundësinë e infektimeve duke paraqitur rrezit të lart për jetën dhe shëndetin”.

“Së dyti, situata epidemiologjike vazhdon të jetë tejet e rëndë sidomos disa në vende ku banojnë një pjesë e mërgimtarëve, Gjermani e Zvicër dhe ardhja nga këto vende e shton rrezikun”.

“Së treti, Kosova ka shkallën më të ulët të vaksinimit, që e bën një valë të re edhe më të mundshme, më të rrezikshme gjatë javëve dhe muajve në vijim”.

“Katër, është shfaqur një variant i ri, “Omicron”, ky variant është përhapur në 38 vende të botës duke përfshirë 18 vende evropiane. OBSH e ka klasifikuar  si variant shqetësues dhe ka paralajmëruar mundësin e pasojave të rënda nga valët e shkaktuar nga ky variant”, tha Kurti.

Ndryshe, masat e reja antiCOVID vazhdojnë të jenë të njejta, duke theksuar se njëra nga to është se që nga 3 janari e tutje duhet të kenë dëshminë e vaksinimit me dy doza.

Gjithë shtetasve që hyjnë në Kosovë si dhe personave me lejeqëndrim të përkohshëm apo përhershëm, u jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile në aeroportin “Adem Jashari” si dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Han të Elezit. /Gazeta Enigma/.

Related Articles