Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u rrahën dhe pësuan lëndime trupore

Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u rrahën dhe pësuan lëndime trupore

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar 5 persona pasi që të njëtit janë përfshirë në një rrahje dhe si rrjedhojë kanë pësuar lëndime trupore, në Prishtinë.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur një pushkë gjuetie, fishekë dhe një revole me dy karikator.

Ndryshe, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Janë arrestuar 5 (pesë) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që janë përfshirë në një rrahje si pasojë e së cilës të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie me 35 (tridhjetë e pesë) fishekë dhe një revole me dy karikator dhe 63 (gjashtëdhjetë e tre) fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Related Articles