Policia ka njoftuar se një person në Podujevë është arrestuar, pasi kishte shtënë disa herë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, raporton Gazeta Enigma.
Policia njofton se të dyshuarit i është konfiskuar një pushkë automatike me 18 copë fishekë dhe 7 gëzhoja.
“Fsh. Llapashticë e Epërme, Podujevë 02.01.2025 – 21:25. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një pushkë automatike me 18 copë fishekë dhe 7 gëzhoja. I dyshuari është intervistuar, me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.