Arrin ankesa e parë në PZAP për procesin zgjedhor të 14 nëntorit

Arrin ankesa e parë në PZAP për procesin zgjedhor të 14 nëntorit

Të dielen e 14 nëntorit u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në vend, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

KQZ-ja ka publikuar rezultatet preliminare për 21 komuna sa ishin në balotazh.

Vlen të theksohet se në këto zgjedhje kandidatët që humbën nëpër komuna uruan të zgjedhurit e popullit, kundërkandidatët e tyre.

Kryesuesi i Komisionit për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), Mul Desku

Në PZAP deri më tani për këtë panel arriti edhe ankesa e parë nga ky procesi zgjedhor i 14 nëntorit.

Kryesuesi i Komisionit për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), Mul Desku, në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’ ka thënë se deri më tani ka arritur  një ankesë për rezultatin e zgjedhjeve.

“Ju informojmë se, kemi pranuar një ankesë në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunave që u mbajtën dje me datën 14 Nëntor 2021”, ka thënë Desku për Enigmën.

Ankesa për procesin zgjedhor erdhi nga kjo kandidate.

„GI. Srpska Narodna Sloga ka paraqitur ankesë kundër Srtpska List“, ka deklaruar ai.

Desku ka deklaruar se ky është afati për paraqitjen e ankesave në PZAP.

’’Ankesat lidhur me ditën e zgjedhjeve mund të paraqiten brenda 24 orëve nga mbyllja e Vendvotimeve, që i bie se ankesa për ditën e zgjedhjeve të djeshme mund të paraqiten deri sot në ora 19:00“, ka përfunduar Desku.

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur që të fitoj nëntë komuna. Prizrenin, Mitrovicën, Skenderajn, Ferizajn, Hanin e Elezit, Vushtrrinë, Kaçanikun, Drenasin, Dragashin, por që kjo e fundit nuk është vendimtare ngase nuk janë numëruar votat e disaporës dhe rezultati është shumë i ngushtë.

E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila arriti të fitojë shtatë komuna. Prishtinën, Pejën, Lipjanin, Istogn, Vitinë, Junikun dhe Fushë Kosovën.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë pesë komuna, Gjakovën, Deçanin, Suharekën, Klinën dhe Rahovecin.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e cila qeverisë në nivel qendrorë arriti të i fitoj vetëm katër komuna, Kamenicën, Shtimen, Gjilanin dhe Podujevën.

Ndërsa Nisma Socialdemokrate fitoi në Malishevë, e Xhafer Gashi i pavarur arriti të siguroj edhe një mandat në krye të Obiliqit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi

Njëherit, gjatë ditës së martë pritet të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë në adresë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, theksoi se numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime që do të numërohen është 2,379.

Në bazë të listës së publikuar nga KQZ, numri më i madh i fletëvotimeve nga jashtë Kosovës i takojnë komunës së Junikut, 670 të tilla. Numërimi i këtyre fletëvotimeve do të thotë shumë për rezultatin e ngushtë ndërmjet dy kandidatëve që garojnë për kryetarin e kësaj komune. Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, kandidati i LDK-së Ruzhdi Shehu (1,199) ka një epërsi prej 29 votash nga kandidati i AAK-së, Agron Kuçi (1,170).

Edhe në Dragash rezultati është shumë i ngushtë. Kandidati i PDK-së, Shaban Shabani (5,648) është në epërsi prej 47 votash në raport me kandidatin e LDK-së, Bexhet Xheladini (5,601).

“Gjatë ditës së martë, 16 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve të cilat janë dërguar nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit, 29 tetor – 12 nëntor. Tashmë shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës. Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako.  Këto fletëvotime u takojnë komunave 19 komunave të ndryshme”, ka thënë Elezi.

Ndërkaq, KQZ-ja akoma nuk ka bërë të ditur se sa është numri i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta në 21 komunat ku u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u zhvilluar të gjitha procedurat e parapara që gjithashtu sa më shpejt që është e mundur të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta”, ka deklaruar Elezi.

Të dielën, më 14 nëntor, u mbajt procesi i votimit në 21 komuna: Gjakovë, Drenas, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamush dhe Kllokot./Gazeta Enigma/

Related Articles